Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, në afërsi të Maminasit, në autostradën Durrës-Tiranë.
Fotot që sjell DurrësLajm nga vendngjarja janë vetëm pak çaste pas aksidentit. Në foto shihet automjeti që ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka persona të lënduar.
As efektivët e policisë nuk kishin mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që trafiku është rënduar, siç duket qartë në fotot që po publikojmë.
Rradhë të gjata automjetesh vihen re në autostradë, në drejtimin Durrës-Tiranë.





