Zbardhen emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim nga operacioni "Limit".  Dy kokat e financuesit e grupeve kriminale janë Eduard Hoxha e Edmir Ballia.

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto 4 grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçëm për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor "Limit" me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë), ku u arrestuan 17 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët, ndërkohë 8 janë në kërkim.

 Pra në Shqipëri të arrestuar 31 persona në total, 34 arrestime janë bërë në Greqi. Ato do të ndiqen nga Prokuroria për Krime të Rënda për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,  “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Të arrestuar:

Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë

Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë 

Aleksander Pepi alias bani 38 vjeç, banues në Korçë

Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë

Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;

Gjergji Çollaku ose Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçë

Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;

Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë

Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë

Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë

E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;

Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;

Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë

Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier

Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë

Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë

Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë

Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë

Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë

Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës

Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës

Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë dhe 

Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë

Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë

Në kërkim:

Olger Bamllari

Aldo Nesimi

Besjan Balca

Drini Balca

Kristo Ruçi

Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)

Gjergj Çollaku