Benfika po kalon një periudhë të mirë, teksa në 4 ndeshjet e para ka arritur të grumbullojë 9 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në kampionat, me vetëm 1 pikë pas Famalikaos.
Forma e mirë e ekipit portugez i ka habitur të gjithë dhe trajneri i ekipit tregon sekretin e kësaj.
Në një intervistë trajneri Bruno Leixh është shprehur: “Ekziston një byzylyk elektronik i cili kontrollon gjumin. Në këtë mënyrë ne i detyrojmë lojtarët tanë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të nesërmen bashkohemi përsëri si skuadër. Përjashtim këtu bëhen, kur janë ndeshjet e kombëtareve. Ka trajnerë që i lejojnë lojtarët e tyre që të pinë ndonjë gotë verë në prag të ndeshjeve. Por e vërteta është se ju fitoni dhe humbni në fushë jo jashtë saj”, u shpreh portugezi.
Kjo duket se ka dhënë një efekt të mirë te Benfika, të cilët në 10 ndeshjet e fundit kanë arritur 9 fitore dhe vetëm 1 humbje.





