Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Durrës, ku ka humbur jetën një 52-vjeçar.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në Sukth, Durrës, në aksin rrugor Tiranë – Durrës.

Mjeti tip Toyota, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin këmbësor G.H., 52 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.