Mësohet se gjatë ditës së sotme, një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë në periferi të Altamurës në Bari të Italisë.
I riu punonte në një kompani betoni në një zonë industriale dhe ishte i angazhuar në një operacion shpimi. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Kreshnik Gockaj, 28 vjeç.
Nga hetimi paraprak, dyshohet se punëtori është shtypur nga një makineri gjatë kohës që po punonte. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat. Ndërkohë hetimet e policisë për të zbardhur rastin vazhdojnë.





