Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në fshatin Gumenicë të Vlorës. Babai ka goditur me sëpatë fillimisht vajzën dhe më pas gruan e tij.

Nuk ka ende informacion mbi gjendjen e personave të lënduar nga kjo ngjarje. Ndërkohë që policia nuk ka dhënë detaje lidhur mbi ngjarjen dhe identitetin e personave të përfshirë në konflikt.