Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të takimit ndaj Islandës. Ndeshja e cila po luhet në “Elbasan Arena” është e vlefshme për kualifikueset e europianit.

Skuadra e Edi Rejës e ka nisur me mbrotje të mirë dhe kundërsulme të shpejtë, strategji kjo e vila solli dhe golin e parë parë për kombëtaren.

Ka qenë Kastriot Dermaku i cili shënoi për Shqipërinë në minutën e 32-të të sfidës. Ky ishte dhe goli i vetëm i pjesës së parë. Por me fillimin e pjesë së dytë Islanda ka mundur të gjejë rrugën e golit, duke barazuar shifrat në minutën e 47-të me Sigurdson.

Por Shqipëria i është kundërpërgjigjur shumë shpejtm ka qenë Elseid Hysaj ai që i dha përsëri avantazhin kuqëzinjve. Avantazhi i Shqipërisë nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 58 Islanda arriti të shënojë golin e barazimit, duke balancuar rezultatin mes dy skuadrave.

’79 shënon Roshi.