Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Haredin Shtino” e nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Mësohet se fillimisht ka marrë flake mjeti "Mercedes Benz" në pronësi të Majlinda Ndregjonit dhe më pas janë djegur dhe 2 automjete të tjera të parkuara afër tij, një "Mercedes Benz" në pronësi të Gramoz Nazeraj dhe një "Audi A4" në pronësi te Altin Çelikut.

Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorit.