Një plagosje ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Durrësit, ku është qëlluar me mjet mprehës një 16-vjeçar.
Adoleshenti E.Xh, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autorët e plagosjes dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të pazbardhura nga ana e bluve.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 08.09.2019, rreth orës 00:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi E. Xh., 16 vjeç, banues në Durrës, i cili është goditur me mjet mprehës.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





