Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë, rezulton i dënuar në Itali me 8 vite burg për akuzën e vjedhjes me dhunë.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me  Specialistët e  Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të Demirajt.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.