Rreth një kilogram kokainë e pastër, i është gjetur në shtëpi një shqiptari dhe i është sekuestruar nga karabinierët të komandës provinciale Pesaro dhe Urbino ditën e djeshme.
Në pranga ka përfunduar shtetasi shqiptar me iniciale M.B., ish-i dënuar, 33 vjeç, banues në Santa Veneranda, ku jetonte së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijët e vegjël. Ai shpërndante drogë në parkingjet midis Qendrës Rossini dhe fast-food-eve në zonë, dhe rezultonte i panjohur për regjistrin e taksave pavarësisht se jetonte në Itali prej 15 vjetësh.
Përveç 970 gramë drogë, karabinierët gjetën në shtëpinë e tij edhe 10 mijë euro para të gatshme, të konsideruara të ardhura të paligjshme, dhe të gjithë setin e drogës, si peshoren precize dhe lëndën përzierëse.
Shqiptari u kap dhe bllokua sapo i kishte shitur dy doza kokaine një blerësi lokal për 200 euro.
Sasia e sekuestruar e drogës do i kishte siguruar shqiptarit një shumë prej 250 mijë eurosh.





