Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 44-vjeçare ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Milot – Laç.
Viktima është me iniciale Z.D. nga Laçi. Policia bën me dije se 44-vjeçarja u përplas nga një automjet që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale A.G. në vendin e quajtur ish-uzina e superfosfatit.
Shkaqet e aksdientit janë të paqarta. Grupi hetimor mori në pyetje drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat.





