Trupi i pajetë i një personi është gjetur në Tiranë këtë të shtunë.  Ai është gjetur në rrugën "5 Maji", në kryeqytet.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi me iniciale J.M. 66 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 09:00.

Dyshohet se 66-vjeçari ka humbur ekulibrin dhe është rrëzuar nga skela. Për pasojë është dëmtuar në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Tiranë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 09:00,  në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se  ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.