Një ngjarje e turpshme ndodhi mbrëmë gjatë fillimit të ndeshjes Rumani-Spanjë Bukuresht.Ndërkohë që lojtarët e të dyja kombëtareve ishin mbledhur në mes të fushës për të mbajtur një minutë heshtje për nder të vajzës 9 vjeçare të Luis Enriques, tifozët e Rumanisë kanë shpërthyer në fishkëllima kundër këtij veprimi.

Ngjarja ka bërë bujë dhe tashmë videoja po komentohet shumë në rrjetet sociale si një episod i turpshëm në fushën e futbollit.Vajza 9 vjeçare e Enriques, Xana ndërroi jetë pak ditë më parë në spital pas një sëmundjeje të rëndë.