Mesditën e sotme është parandaluar një grabitje në Kamëz duke vënë në pranga autorin.

Bëhet me dije se është arrestuar 32-vjeçari G. D., i cili ka hyrë në banesën e 33-vjeçares A. L. për të vjedhur, por është pikasur nga pronarja, e cila ka njoftuar menjëherë forcat blu.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.

Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.