Këngëtari Butrint Imeri është mjaft i pikëlluar. Ai ka humbur njeriun mjaft të dashur të familjes, gjyshin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale. “U prehsh në paqe gjyshi im i dashur”, shkruan Imeri krahas fotos ku shihet se këngëtari është mjaft i qeshur me gjyshin e ndjerë.
Butrinti është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit, por tashmë po kalon një situatë të vështirë familjare.





