Vajza e Princ William dhe Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton, ka nisur shkollën fillore në "St. Thomas's Battersea" së bashku me vëllain George.
Princesha Charlotte përveçse do studiojë në këtë shkollë, mund të mësojë të kërcejë, muzikë, teatër, not, karate dhe jo vetëm.
Middleton dhe William kanë marrë një vendim të rëndësishëm, ku për të mos e diferencuar nga shokët dhe shoqet, vajza do të ketë një emër të ri, i cili e bën të ndihet njësoj me fëmijët e tjerë të shkollës.
Emri i saj i plotë është Charlotte Elizabeth Diana dhe njihet me titullin e princeshës, megjithatë e vogla nuk do ta përdorë këtë pjesë në shkollë. Ajo do të njihet nga të gjithë si Charlotte Cambridge pa titullin dhe emrat pasardhës.
Sipas burimeve për ‘Cosmopolitan’, ky gjest është vlerësuar nga të gjithë dhe thuhet se u bë për të mirën e vogëlushes.





