Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në shinat e trenit në Itali. 20-vjeçari i quajtur Marko Kaziu u godit nga një tren në qytetin Castelfiorentino.

Sipas hetimeve, shqiptari kishte tentuar të kalonte në anën tjetër të shinave, por u përplas nga një tren që udhëtonte nga Siena.

20-vjeçari Kaziu u dërgua me urgjencë me helikopter drejt spitalit Careggi. Gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë si pasojë e goditjes së fortë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Marko Kaziut ka shprehur ngushëllimet edhe kryebashkiaku i qytetit Castelfiorentino. “Komuniteti i Castelfiorentino shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit”, ka shkruar ai.