Arjan Shahaj, djali i cili vrau babanë e tij me sëpatë dy ditë më parë ka dhënë një tjetër version të ngjarjes, ndryshe nga ajo e para, përballë hetuesve te Krimet e Rënda në Tiranë.
Sipas Report Tv, 35-vjeçari ka deklaruar se e ka vrarë të atin, pasi prej vitesh e ka keqtrajtuar prej vitesh. Ngjarja, mësohet të ketë thënë Shahaj, ka ndodhur pasi Iljaz Shahaj, babai i tij, i ka kërkuar që të presë dru, po ky refuzuar për shkak se e ishte alergjik. Kjo gjë e ka acaruar babanë dhe e ka goditur me shuplakë dy herë. Më pas, refefuar gjithmonë dëshmisë së tij, ai ka shkuar ka marrë sëpatën dhe i ka rënë, madje thekson nuk është larguar nga vendi i ngjarjes deri sa është siguruar që e ka vrarë.
Megjithatë, një ditë më parë, Shahaj tha se shkak i grindjes së tyre ka qenë një vajzë B.C. të cilën ai e ngacmonte, e ndërsa babai i kërkonte që të mos vazhdonte më sepse i janë ankuar të afërmit e saj.
Policia njoftoi se Arjan Shahaj ka probleme mendore.





