Sot moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka filluar sezonin e ri të emisionit të saj. Këtë vit Rudina feston 10 vjetorin e pasdites së saj.

Me këtë rast, ajo ka marrë edhe një surprizë gjigante në oborrin e TV Klan. Dhuratën e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Rudina ka pozuar me krahët hapur përpara luleve të bardha që simbolizonin numrin 10 dhe duket shumë e lumtur.