Një aksident me vdekje është regjistruar pak më parë tek "4 rrugët" e Shijakut.

Në aksident kanë mbetur të përfshirë një automjet dhe një motor

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, tip Yamaha, që ende nuk është identifikuar. 

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip BMW, shtetasi S.D. eshte shoqeruar ne komisariatin e policise së Shijakut

Policia është në vendngjarje  dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.