Një orë më parë u nxjerrë e pajetë nga plazhi i Golemit një turiste e moshuar çeke, e quajtur Apolonia Sholtysova nga qyteti Kezmarok i Çekisë.

Sipas familjareve, ajo vuante nga zemra dhe para disa kohesh i ishte vendosur një aparat. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase e moshuar çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.