Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Laç – Fushë-Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të Thumanës. Automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S.I. është përplasur me një mjet tip Volksvagen.

Për pasojë janë aksidentuar 4 persona: drejtuesi i automjetit tip Ford, shtetasi S.I., dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, shtetasi U.D..

Policia e Durrësit informon se të plagosurit janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.