Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që tronditi Memaliajn këtë të hënë, ku djali i mori jetën babait të tij 77-vjeçar me sëpatë.

Autori 35-vjeçar Arjan Shahaj, ka qenë i dënuar me 12 vjet burg për tentativë vrasjeje të bashkëfshatarit të vet.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1998. I riu ka bërë disa vite burg (jo 12 vjet sa ishte dënuar) pasi nuk pati pasoja për palën tjetër. Ai ka dalë nga burgu mbi 10 vjet më parë.

Sakaq, konflikti sot mes djalit dhe babait, ka ardhur pas një sherri të momentit.

Ai është larguar nga vendi i krimit dhe policia po kreh zonën me forca të shumta policie nga Tepelena, Këlcyra dhe Përmeti.

Informacioni paraprak nga Policia e Memaliajt:

Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka ngritur disa grupe kontrolli dhe po behet krehja e zonës për gjetjen dhe kapjen e autorit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.