Kufoma e dekompozuar e një italiani 59-vjeçar, të quajtur Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, martuar me një shqiptare, dyshohet se ndodhej në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Itali.
Sipas medieve italiane, zhytësit denoncuan menjëherë në polici, ku u shprehën se në makinën e zhytur 80 m në fund të liqenit kishin parë një kufomë. Karabinierët dyshojnë te gruaja e tij shqiptare, pasi ajo bëri denoncimin disa javë pasi ai ishte zhdukur.
Viktima Rosario Tilotta njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas policisë, zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale. Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai.
Vëllai i viktimës është i bindur se ai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë.





