Rreth orës 14:00, të kësaj të diele, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit në Vlorë, janë përfshirë në konflikt dy shtetas, të cilët punojnë me taksi.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Bëjmë me dije se autori është në ambientet e Policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale",– bën të ditur policia në njoftimin për shtyp.