Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ish-drejtorin e Agjencisë së Mirëmbajtjes në bashkinë e Gjirokastrës, Armand Mamani.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë pasi i kishte dhënë leje një subjekti privat që të shfrytëzonte energjinë elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social.

Fillimisht u shoqërua pronarja e këtij subjekti, L.B. 53 vjece, e cila pasi ka dhënë sqarime se energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit, policia ka arrestuar këtë të fundit.

Mamani më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit, ku u shkarkua për shkelje.

Pak ditë më parë, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi denoncoi duke thënë se në bashkia ka persona që e marrin rrogën kot, pasi kanë abuzuar me detyrën.