Moderatorja sportive, Ilda Bejleri, e cila shkaktoi një zhurmë të madhe në media pas largimit nga Supersport, do të jetë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channal.

Ishin pikërisht këta të fundit që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, konfirmuan prezencën e Ilda Bejlerit përkrah Eduard Manushit dhe një paneli specialistësh dhe gazetarësh.

Kujtojmë që Ilda Bejleri ishte moderatore në Supersport prej 11 vitesh, ndërsa tashmë do të nisë një aventurë të re në karrierën e saj.