Siç është bërë tashmë traditë prej shumë vitesh, edhe në opozitë, të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim janë mbledhur në Jalë, ku si çdo vit organizojnë kampingun e tyre.

Lojëra politike, ushqim, këngë, valle e humor, janë disa nga aktivitetet e të rinjve dhe si gjithmonë ata mblidhen në fund të gushtit. 

Rreth 600 të rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria po marrin pjesë në kampingun veror të LRI-së.

Kejdi Mehmetaj, Klajda Gjosha, Florida Kërpaci si dhe Endrit Braimllari ia kanë marrë valles së bashku me të rinjtë dhe kryetaren Kryemadhi. Ndërkohë, kampingun e LRI-së e ka vizituar edhe paparazzi i Panoramës, por fshehurazi. Këto janë disa nga fotot që ai ka sjellë në redaksi. Te njëra prej tyre kemi mundësi të shohim Kryemadhin me bikini. Në fakt, duket goxha mirë tani që ka rënë në peshë.