Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë. Kapet 37-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, e shtetasit Ardian Dema, 37 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri më 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.
Gjithashtu, Dema gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.
Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.





