Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pak kohë më parë u bë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Fatlinda, solli në jetë një djalë. Çifti vendosi që të voglin ta pagëzonin me emrin e veçantë, Golik.

Ndërkohë së fundmi, Fatlinda ka vendosur që të publikojë në profilin e saj në “Facebook” një fotografi ku shfaqet së bashku me dy djemtë.

Madje bashkëshortja e Tahirit ka zbuluar edhe portretin e Golikut, i cili duket se është rritur.

E rrethuar nga Drini dhe i vogli i familjes, Fatlinda shfaqet e qeshur, ndërsa krahas fotos shkruan: “Mama krenare”.