Është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në ish-Bllok, Artvin Veli ose i njohur me emrin e artit si DJ Vin Veli.
DJ i njohur është arrestuar në një lokal bashkë me dy persona të tjerë. Nuk dihet arsyet e arrestimit.
Kanë qenë forcat "Shqiponja", që i kanë vënë prangat artistit dhe e kanë futur në makinën e Policisë, pasi e kanë nxjerrë në një klub nate, që frekuentohet në masë nga të rinjtë.
Ende nuk dihet shkaku i arrestimit të tij, ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë.
Kujtojmë se DJ ka qenë në një bashkëjetesë me moderatoren shqiptare Bora Zemani, me të cilën ka edhe një djalë.





