Aktorja e njohur Kirsten Dunst, fituese e çmimive Emmy dhe Golden Globe, është nderuar me yllin e saj në “Walk of Fame” në Hollivud.
Kjo ceremoni në nder të aktores së njohur u zhvillua 4 ditë pas premierës së prodhimit të saj më në fundit kinematografik, “On Becoming a God in Central Florida”.
Në këtë komedi, Dunst luan rolin e një punonjëseje me pagë të ulët, e cila gënjen për të mbuluar një skemë piramidale miliona dollarëshe.
Gjatë ceremonisë në nder të saj, aktorja 37-vjeçare u shpreh se nuk e kishte menduar se do të ishte pjesë e historisë së Hollivudit, me një yll në shëtitoren më të famshme, ku i saji është ylli i 2671-ti.
Kirsten Dunst është bërë e njohur nga role të filmave si “Jumanji”, “Spiderman”, “Vetëvrasja e Virgjëreshave”, “Maria Antoneta”, etj.





