Dy ditë më parë Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi pas plot 13 vitesh lidhjeje. Berisha u shpreh se dashuria mes tyre kishte mbaruar, por që kjo nuk do të thotë se do bëhen armiq, pasi sipas tij ata do jenë shokë deri në fund të jetës.
Pas këtij lajmi ata janë bërë objekt diskutimi. Pas shumë komenteve, Roberti e fshiu foton që postoi me Norën në të cilën konfirmonte edhe ndarjen.
Ndërsa Nora ka hequr thuajse të gjitha fotot me Robertin nga profili i saj, ndërsa tre prej tyre këngëtarja ka vendosur t’i mbajë, edhe pas ndarjes.
Të treja këto, janë foto me vajzën e tyre, Renee-në në festat e ditëlindjeve të saj.





