Floriana Garo është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e bukur moderatorja e dha në qershor gjatë intervistës në emisionin e Rudinës. Ajo ka shprehur emocionet e para dhe dëshirën për të pasur një djalë, pasi në atë kohë ende nuk e kishte parë gjininë.

Por duket se dëshira e Florianës për të pasur djalë është bërë realitet. Në muajin e gjashtë të shtazënisë, ajo ka zbuluar se është në pritje të një djali. Ajo e ka dhënë lajmin me anë të një fotoje, teksa ndodhet në një ceremoni dasme.

“Pres një djalë! 6 muajshe shtatzënë”, ka shkruar Floriana.

Ish-moderatoja ka edhe një vajzë me emrin Adia, e cila lindi në mars të vitit 2018.