Pavarësisht se jetojnë në Amerikë, reperi Gashi ka treguar shpesh herë se prindërit e tij i duan traditat. Madje komunikimi i tyre me kushërinjtë është aq i shpeshtë, sa duket se i kanë prishur punë artistit shqiptar.

Së fundmi ai ka shtuar në trup një tatuazh që shkruan "She don't like" dhe prindërve të tij nuk i ka pëlqyer aspak ky gjest. Sipas reperit, ata nuk do ta merrnin vesh nëse nuk do të spiunonin kushërinjtë.

"Familja ime po më kritikon për tatuazhet. Kjo pasi kushërinjtë e mi të shtirur, të cilët asnjëherë nuk u kujtuan për mua derisa u bëra i famshëm, kanë spiunuar tek ta", shkruante Gashi në InstaStory.