Bashkëshortja e aktorit të njohur, Gaz Pajës, Ira Seferi është shtatzënë dhe shumë shpejt pritet që ata të bëhen prindër. Gazeta"Panorama" shkruante se Ira ka qenë shtatzënë në dasmë, prandaj u planifikua gjithçka shpejt.

Përmes disa postimeve në Instagram, Ira ka reaguar teksa ka shkëputur titullin e lajmit ku shkruhej se kjo shtatzëni ishte e paplanifikuar dhe për këtë arsye Gazi ndryshoi tërësisht planet dhe mori vendimin për martesë brenda natës.

Në reagimin e saj ajo ka konfirmuar se është shtatzënë dhe me ironi ka komentuar faktin se kjo gjë erdhi e papritur për ta. 

“Unë nuk di të kem pasur ndonjë shtatzëni të pa planifikuar, po na falni nëse ju kemi prishur agjendën e dasmave. Si mund të jepni lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me këtë titull? Tregohuni pak me dashamirësi dhe profesionalizëm!”, ka shkruar Ira.

Ndërsa në lajm thuhet se ajo e ka fshehur barkun në dasmë poshtë fustanit të  bardhë, Ira thotë: “Epo ndodh që në fillimet e shtatzënisë barku nuk duket, apo quhet fshehje kjo? Ma bëj hallall”, duke e pranuar se në dasmën e saj ka qenë në muajt e parë të shtatzënisë dhe prandaj nga fustani nuk është dukur asgjë.