Modeja e njohur, Cara Delevingne është përzgjedhur së fundmi të jetë imazhi i kopertinës së revistës "Marie Claire" për muajin shtator 2019.
Cara ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ndër të tjera ka folur dhe për të dashurën e saj, Ashley Benson.
“Ne nuk ishim duke e kërkuar, ishte diçka autentike dhe natyrale”, ka thënë 27-vjeçarja lidhur me raportin e saj me partneren aktuale.
Më pas ajo shpjegon se si që në moshë të vogël ka pasur vështirësi për të pranuar drejtimin e saj seksual.





