Gazetarja Iva Tiço ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto të shkrepura gjatë pushimeve në Greqi.
Ajo ka pozuar në jaht dhe një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u thumbuar nga blogeri Olti Curri, i cili me humor i shkruan kështu mikeshës së tij:
“Mbete jahteve do kujtojë dynjaja se je lidhur me ndonjë milioner larg qoftë”.
Gazetarja e ka pritur me sportivitet këtë koment të Oltit ku ia kthen: "Apapapapaaa ishalla ka dhe shpirtin e bukur dhe të ketë lexuar shumë libra s’e ti ma di standartin mua, nuk më hynë varkat në sy".
Olti ka vazhduar sërish me batuat e tij, duke lënë të kuptohet se mashkulli në fjalë mjafton të ketë para: "Të ketë lexuar instruksionin e Rolexit aq del e tepron", i shkruan ai.





