Një ish-punonjës policie, ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës pasi Gjykata e Krujës kishte caktuar masë “arrest me burg” ndaj tij për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë 31-vjeçari S. O., të cilit gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Ndërkohë, ndaj ish-policit kishte bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim S. O.,31 vjeç, (ish punonjës policie), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë.

Njëkohësisht ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.