Teuta zhvilloi testin e parë miqësor në “Niko Dovana”, përballë Tërbunit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superiore. “Djemtë e Detit” e mbyllën me një fitore të pastër 4-2 ndaj ekipit pukian.

Takimi nisi që në fillim, me një gol nga Arbër Çyrbja në minutën e 15-të. Ndërkohë, pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas golit të Metanit për Tërbunin.Ishin sërish miqtë, që në minutën e 53-të, kaluan në avantazh me Selenicën, por më pas erdhi edhe përmbysja e ekipit të Shkëmbit.

Beqja barazoi në 2-2 në minutën e 64-t, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, ishte sulmuesi Nikaç, që i dha sërish epërsinë durrsakëve. Goli i katërt u shënua nga Lorenco Vila, në minutën e 77-të. 

Teuta: Çelski, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Korua, Avdyli, Gashi, Aleksi, Cyrbja, Kallaku, Nikaç. Tranjer Bledi Shkëmbi 
Tërbuni: Roxher, Metani, Mersini, Zagani, Hasa, Mezini, Saliaj, Osmanollaj, Tabaku, Doda, Hyseni. Trajner: Olti Kërrnaja