Vetëm disa orë pas sulmit tragjik në Teksasm një tjetër sulm ka ndodhur në Dayton, Ohio, ku 9 persona kanë mbetur të vdekur si dhe 16 të tjerë janë të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 me orën lokale. Autori i sulmit hapi zjarr në Ned Peppers Bar. Të plagosurit janë dërguar me emergjencë në spital dhe disa ndodhen në gjëndje të rëndë.

Kujtojmë që pak orë më parë ka pasur një sulm në Teksas ku mbetën të vdekur 20 persona.