Dy ditët në vijim, më 31 korrik dhe 1 gusht, disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për disa orë.
Sipas OSHEE, ndërprerja e energjisë vjen për shkak të punimeve të planifikuara në disa kabina.
Zonat dhe oraret kur do të mungojë rryma:
31 KORRIK
09:00-15:00
Rruga “Skënderbej”, rruga e Durrësit, pranë Bllokut të Ambasadave, rruga “Mahmut Xhelili”, rruga “Todi Shkurti”, rruga “Stefan Shundi”
09:00-16:00
Rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”
09:00-12:00
Rruga “Myslym Keta”
11.00-13.00
Zona pranë Universitetit Bujqësor Kamëz
1 GUSHT
09:00-16:00
Rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Omer Nishani”
09:00-15:00
Rruga e Durrësit, rruga “Mine Peza”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”





