Qyteti i Durresit është mjaft i frekuentuar nga turistët e huaj këtë sezon.
Me qindra turistë vizitojnë sitet më të rëndësishme arkeologjike e historike të qytetit bregdetar.
Më të vizituar mbeten Amfiteatri, Muzeu Arkeologjik, Rotonda, termat romake etj.
Shumë prej turistëve që vijnë nga vende si Spanja, Italia, Bjellorusia apo Hungaria, shprehen se informacionet për vendin tonë dhe Durrësin, i kanë marë nga interneti apo YouTube.
K.H.





