Një përplasje me armë ndodhi mbrëmjen e djeshme në plazhin e Jalit, në një prej klubeve verore më të njohura, “Folie Marine”.
Fillimisht u aludua se një shkak për sherrin kishte qenë ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe.
Por e kontaktuar nga Shqiptarja.com, Jaçe ka mohuar një lajm të tillë. Ajo është shprehur se aktualisht ndodhet me pushime në jug, por në Dhërmi e jo në Jalë.
"Unë jam në Dhërmi, prej disa ditësh. Nuk kam aspak lidhje me këtë ngjarje", iu përgjigj Jaçe interesimit të Shqiptarja.com.
Ditën e djeshme u bë me dije se gjatë sherrit të madh të ndodhur në “Folie Marine” kishte pasur të shtëna me armë, madje pati edhe të plagosur.
Gjatë natës festive që u kthye në një sherr masiv kanë qenë duke performuar dy këngëtarët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son.





