Një ngjarje shokuese është raportuar nga mediet botërore, të cilat shkruajnë për një vrasës “kanibal”, i cili ka masakruar ish të dashurën e tij 12 më të madhe dhe më pas i ka ngrënë trurin, zemrën dhe mushkërinë e saj. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Joseph Oberhansley, i cili ka therur me thikë shtetasen Tammy Jo Blanton, në shtëpinë e saj në Jeffersonvill.
Oberhansley ka hyrë në shtëpinë e ish-partneres së tij 46-vjeçare dhe e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar asaj plagë të shumta që i morën jetën. Por, nuk u ndal me kaq. Ai mori një sharrë dhe i hapi kafkën duke i nxjerrë trurin dhe më pasi i mori zemrën, si dhe mushkërinë.
Vrasësi “kanibal” ka pranuar ngjarjen gjatë arrestimit të tij në Jeffersonville se ka gatuar trurin, zemrën dhe mushkërinë e ish të dashurës dhe më pas i ka ngrënë. Nga ekspertiza që i është bërë trupit të viktimës rezultonte së kafka e saj ishte hapur me një sharrë.
Gjithashtu ai akuzohet se një javë para se të therte ish partneren ai ka abuzuar seksualisht me atë. Por gjatë seancës gjyqësore ai i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Ky nuk ishte rasti i parë që 38- vjeçari përballej me akuzat për vrasje. Ai akuzohet se ka vrarë dhe një grua tjetër e cila ka qenë e dashura e tij.
Oberhansley i tha gjykatësit se kishte prova të reja që tregonin pafajësinë e tij. Në vitin 2017 rezultoi se kishte probleme mendore, dhe u çua në psikiatri por në Nëntorin e vitit të kaluar një gjykatës tha si ai mund të përballej me akuzat dhe se gjendja psikike ishte rikuperuar.
Një pjesë e kafkës së Tammy Jo u gjet nën një tendë. Ndërsa policët gjithashtu gjetën një pjatë ku ishin kocka e kafkës si dhe më tutje një tigan, dhe një palë darë me gjak.
Autopsia zbuloi se ajo vdiq nga plagët e shumta të goditjes, ndërsa zemra e saj, mushkëritë dhe truri mungonin. Gjyqi ndaj Oberhansley do të fillojë më 19 Gusht dhe ndaj tij rëndojnë akuza të shumta.





