Drejtorja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, njofton në rrjetet sociale se, të enjten, më 25 korrik 2019, së bashku me një delegacion të nivelit të lartë saudit, vizitoi Bypass-in e Durrësit, faza e dytë, një investim ky i realizuar përmes mbështetjes së Fondit Saudit për Zhvillim.

Punimet për ndërtimin e mbikalimit në rrethrrotullimin e Shkozetit që lidh Autostradën Tiranë-Durrës me Bypassin e Durrësit kanë filluar në muajin janar 2014 dhe përfunduan në muajin mars 2015.

Sipas Qatos, punimet kapin vlerën e 8 milionë eurove nga të cilat 6.7 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit dhe pjesa tjetër për ndërtimin e kolektorit të ujërave në zonën e Plepave Durrës, me gjatësi 1,5 km.

Th.M.