Në orët e para të mëngjesit të sotëm një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit dhe shembjen e një banese dy katëshe në komunën Portoferraio në ishullin e Elbës në Itali.

Një person është nxjerrë i vdekur nga gërmadhat, 3 të tjerë janë të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e zonës, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje. Ndërsa personi i pestë i familjes për momentin rezulton ende i zhdukur dhe po punohet nën gërmadha për shpëtimin e tij.

Skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.