Bajerni i Mynihut ka humbur takimin e parë të turneut miqësor “International Champions Cup” që zhvillohet në mënyrë të përvitshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra e Niko Kovaç është mundur nga Arsenal me rezultatin 2 –  1.Një autogol i të riut Poznanski dhe goli i sulmuesit ganez Nketia i dhanë fitoren ekipit londinez.

Golin e vetëm të Bajernit në këtë takim e shënoi polaku Robert Levandovski. Një lajm i mirë për Bajernin në këtë takim ishte rikthimi i mesfushorit francez Korentin Toliso.

Futbollisti shtatlartë veshi sërish fanellën e kampionëve të Gjermanisë pas më shumë se 9 muajsh nga dëmtim i rëndë që pësoi në gju.