Pas denoncimit të mbrëmjes së kaluar në emisionin investigativ "Fiks Fare" në Top Channel se Porti i Durrësit zhvat paratë kamionëve që kalojnë nëpërmjet tij pasi i detyron të futen në një parkim me lekë, ka reaguar Autoriteti Portual Durrës.
Në një postim në Facebook, APD sqaron hapat që duhet të ndjekë një kamion për përpunim brenda territorit të institucionit ndërsa shkruan se të tilla hapa janë vendosur në konsultim të vazhdueshëm me grupet e interesit (Agjencitë Detare) dhe nga ana e tyre nuk është shfaqur asnjë pengesë.
Në fund të reagimit, porti i Durrësit bën thirrje drejtuesve të kamionëve që në rast se ndeshën me burokraci nga punonjësit e APD, të paraqesin ankesën pranë zyrave të këtij institucioni.
REAGIMI I PLOTË





